Whatsapp: +355 69 70 433 35

Vlerësim ekselent për shërbimet tona!

All on 6 në Shqipëri

Pyetni pa detyrime! Konsulta e parë është falas.
Shkëlqyer
1415 komente
All on 6 në Shqipëri | 6 Implante Dentare
Transplant Kockor Dentar

Tabela e përmbajtjes

Implantet Dentare All-on-6 në Shqipëri | Family Dental Care

Keni dhëmbë të humbur ose të dëmtuar rëndë për shkak të prishjes, sëmundjes periodontale ose traumave fizike? Probleme të tilla, nëse nuk trajtohen, rezultojnë në një sërë komplikacionesh që përfshijnë humbjen densitetit kockor në nofull dhe reduktimin e funksionit oral. 

Tek Family Dental Care, një nga klinikat dentare më të mira në Tiranë, Shqipëri, ekipi ynë është specifikisht i trajnuar në realizimin e procedurës së implanteve dentare All-on-6: një zgjidhje moderne e dizanjuar për të restauruar buzëqeshjen tuaj dhe për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë tuaj të jetesës. 

Tek Family Dental Care, një nga klinikat dentare më të mira në Tiranë, Shqipëri, ekipi ynë është specifikisht i trajnuar në realizimin e procedurës së implanteve dentare All-on-6 - një zgjidhje moderne e dizanjuar për të restauruar buzëqeshjen tuaj dhe për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë tuaj të jetesës.

Teknika e Zëvendësimit të Dhëmbëve me 6 Implante

Procedura e implanteve dentare All-on-6 përfshin vendosjen e gjashtë implanteve titani në kockën e nofullës, të cilat veprojnë si një bazë e fortë dhe e qëndrueshme për një hark të plotë me dhëmbë artificialë. Ky trajtim është i përshtatshëm për pacientët që u mungojnë disa dhëmbë në nofullën e sipërme ose të poshtme, ose për pacientët me dëmtime të rënda dentare.

Secili nga gjashtë implantet vendoset në mënyrë kirurgjikale në pozicione të nofullës ku densiteti kockor është i mjaftueshëm për të siguruar mbështetje maksimale dhe sukses afatgjatë për implantet. Pasi implantet janë siguruar fort në vend, një urë fikse e krijuar me porosi vendoset mbi to. Kjo urë është 100% natyrale në pamje dhe garanton funksionalitet të mahnitshëm.

Implantet dentare all on 6 Shqipëri - Rezultatet para dhe pas

Para dhe Pas Trajtimeve Nga një Dentist në Shqipëri

Dëshironi të merrni një preventiv të personalizuar?

Na kontaktoni në WhatsApp

01

Na kontaktoni

Na përshkruani problemet tuaja ose buzëqeshjen që dëshiroini të keni pas trajtimit. Fotot e dhëmbëve tuaj ose një grafi dentare janë mjaft të dobishme.

02

Plani i Vlerësimit dhe Trajtimit

Ekipi jonë me përvojë do të vlerësojë menjëherë mesazhin dhe fotot tuaja për të përgatitur një plan trajtim dentar të personalizuar për ju.

03

Ne do të organizojmë udhëtimin tuaj.

Ne do të kujdesemi për çdo aspekt të trajtimit tuaj. Që nga procedurat e implanteve dentare në klinikën tonë në Tiranë e deri te akomodimi në hotel dhe rezervimi i fluturimeve. Juve nuk do t'ju duhet të shqetësohen për asgjë!

04

Trajtimi

Në vetëm 48 orë, jeta dhe buzëqeshja juaj do të ndryshojnë përgjithmonë. Dentisti ynë do t'ju dhurojë një buzëqeshje të mrekullueshme e cila do të zgjasë gjatë gjithë jetës!

Preventiv falas në WhatsApp

Çfarë thonë pacientët tanë

Komentet e stomatologëve në Shqipëri: Kujdesi Dentar Familjar

Doni të dini më shumë rreth reputacionit tonë? Lexo + 5,000 komente reale nga pacientët tanë.
Google star 1Google star 2Google star 3Google star 4Google star 5Trustindex verifica che la fonte originale della recensione sia Google.
personale estremamente professionale e gentile, accolto in un ambiente top sotto il profilo della pulizia e delle attrezzature specifiche, al di là del notevole risparmio economico il tutto non ha nulla da invidiare alle cliniche italiane. consentitemi un ringraziamento particolare Frida, persona speciale dal punto di vista professionale ma, soprattutto umano. una nota di merito anche a Indrid a cui ho rotto le scatole più volte e si è speso con allegria e celerità per risolvere anche il più piccolo problema logistico. grazie ancora
Pubblicato su Google Google
Gigi de campo profile picture
Gigi de campo
Google star 1Google star 2Google star 3Google star 4Google star 5Trustindex verifica che la fonte originale della recensione sia Google.
Sono stato in questa clinica io e mia moglie per fare tutti e due interventi di implantologia e siamo soddisfatti della professionalità e accoglienza e la familiarità che ti viene fatta percepire da tutto lo staff molto preparato e professionale. Abbiamo fatto estrazioni e impianti con pochissimo dolore quasi nullo e questo la dice lunga della loro bravura . Adesso torniamo a casa e ci rivediamo fra qualche mese per venire a finire il lavoro, intanto lasciamo guarire gli impianti con L osso . Grazie a presto a tutto lo staff . 😘😘riscrivo e confermo quanto scritto in precedenza sono passati quattro mesi e siamo tornati a finire il lavoro e sia mia moglie che io ne siamo soddisfatti del lavoro eseguito con professionalità e dedizione al paziente da parte dell equipe medica e dallo staff . Volevamo fare un ringraziamento particolare a Frida che con la sua gentilezza ,disponibilità , professionalità ci ha seguito dal primo giorno senza mai farci sentire soli . Grazie di cuore ❤️
Pubblicato su Google Google
Marco Bianchini profile picture
Marco Bianchini
Google star 1Google star 2Google star 3Google star 4Google star 5Trustindex verifica che la fonte originale della recensione sia Google.
Personale qualificato e cordiale, oltre a parlare la lingua italiana.
Pubblicato su Google Google
Sergio Nori profile picture
Sergio Nori
Google star 1Google star 2Google star 3Google star 4Google star 5Trustindex verifica che la fonte originale della recensione sia Google.
Personale veramente TOP. Sono veramente soddisfatto di questa scelta. Ottimo risultato. Lo Consiglio a tutti ❤️
Pubblicato su Google Google
fausto de campo profile picture
fausto de campo
Google star 1Google star 2Google star 3Google star 4Google star 5Trustindex verifica che la fonte originale della recensione sia Google.
Ottima clinica, personale gentilissimo, italiano perfetto. Ringrazio la coordinatrice bravissima Mirietta, grazie al responsabile dott Ledjo, grazie a odise che mi ha messo i denti.
Pubblicato su Google Google
Claudio profile picture
Claudio
Google star 1Google star 2Google star 3Google star 4Google star 5Trustindex verifica che la fonte originale della recensione sia Google.
Ottima accoglienza. Ragazzi stupendi, parlano bene italiano, ti fanno sentire a casa. Lavoro ottimo e di buon qualità.
Pubblicato su Google Google
Giovanni Musa profile picture
Giovanni Musa
Google star 1Google star 2Google star 3Google star 4Google star 5Trustindex verifica che la fonte originale della recensione sia Google.
Sono rimasto davvero molto soddisfatto. Accoglienza calorosa e professionalità di altissimo livello fin dal primo momento. Durante tutto il percorso mi sono sentito seguito con attenzione, disponibilità e competenza. Un’esperienza estremamente positiva che consiglio senza esitazioni. Complimenti a tutto lo staff
Pubblicato su Google Google
Massimiliano Veccia profile picture
Massimiliano Veccia
Google star 1Google star 2Google star 3Google star 4Google star 5Trustindex verifica che la fonte originale della recensione sia Google.
No tengo palabras para agradecer a todo el equipo de Family Dental Care. El proceso comenzó en enero y ha sido increíblemente rápido y, sobre todo, completamente sin dolor gracias a la sedación consciente. Salí de la primera cita con una prótesis provisional tan perfecta que todo el mundo me elogiaba la sonrisa sin saber que era temporal. ​Ahora, tras mi regreso para la fase final, me han dejado una dentadura perfecta. Escucharon cada detalle de lo que quería para el diseño, demostrando un nivel de amabilidad y profesionalismo único. La logística liderada por Ana (la coordinadora) y la manager fue impecable: me cubrieron el primer viaje y la estancia con hotel y desayuno incluidos. Me han quitado 15 años de encima y hoy me veo al espejo con una felicidad inmensa. Los recomendaría siempre y sin dudarlo.
Pubblicato su Google Google
Luigi Berardo Forgione profile picture
Luigi Berardo Forgione
Google star 1Google star 2Google star 3Google star 4Google star 5Trustindex verifica che la fonte originale della recensione sia Google.
È stata la mia prima volta in questa clinica in Albania e, anche se il percorso non è ancora concluso e dovrò ritornarci, il lavoro svolto finora è davvero ottimo e promettente. I medici e tutta l'equipe si sono dimostrati molto professionali. Un ringraziamento particolare va ad Alfrida, che è stata un punto di riferimento fondamentale. È una persona squisita e sempre disponibile, che mi ha seguito con grande attenzione sia prima della mia partenza, sia durante il soggiorno, sia dopo il rientro in Italia. Molto buona anche l'accoglienza: la struttura offre alloggi a due passi dalla clinica (completi di bidet, dettaglio importante per noi italiani) e la logistica è impeccabile. Siamo stati affiancati da personale che parla benissimo l'italiano, tra cui il ragazzo della logistica, che si è dimostrato educato, simpatico e molto utile. Una clinica seria e organizzata. Per ora il giudizio è decisamente positivo.
Pubblicato su Google Google
Alfredo Sangiuliano profile picture
Alfredo Sangiuliano
Google star 1Google star 2Google star 3Google star 4Google star 5Trustindex verifica che la fonte originale della recensione sia Google.
Molto professionali, igiene e pulizia il top in assoluto! La disponibilità infinita di Frida e Francesca supera ogni limite di perfezione! Staff medico super efficiente!
Pubblicato su Google Google
monica billi profile picture
monica billi
All on 6 Shqipëri - Para & Pas Implanteve Dentare në Shqipëri

Metoda Më e Mirë e Zëvendësimit të Dhëmbëve | Implantet Dentare All-on-6 në Shqipëri

Kirurgjia e implanteve dentare All-on-6 është kthyer në një nga procedurat më të njohura për restaurimet dentare në vitet e fundit. Kjo teknikë moderne e implantologjisë ofron një sërë përfitimesh, duke përfshirë:

Stabilitet më të mirë: Për shkak se implantet all-on-6 vendosen në një mënyrë të shpërndarë në të gjithë kockën e nofullës, kjo teknikë ofron mbështetje dhe stabilitet shumë më të mirë në krahasim me protezat e lëvizsshme, apo edhe teknikën All-on-4 në raste specifike.

Pamje estetike natyrale: Dhëmbët artificialë janë të cilësisë së lartë pasi prodhohen nga materiale të tilla si zirkoni ose porcelani dhe kanë pamje identike me dhëmbët natyralë. Kështu, rezultatet e procedurës all-on-6 garantojnën një pamje natyrale dhe estetikisht tërheqëse.

Funksion më i mirë oral: Qendrueshmëria e implanteve All-on-6 ju lejon të përtypni, kafshoni dhe flisni pa asnjë shqetësim. Harrojeni rrëshqitjen e protezave të lëvizshme! 

Ruajtja e masës kockore: Ndryshe nga protezat, të cilat tentojnë ta përshpejtojnë humbjen e masës kockore pasi nuk ushtrojnë presion adekuat nënofull, implantet all-on-6 stimulojnë kockën e nofullës. Për rrjedhojë, ato parandalojnë përkeqësimin e mëtejshëm të densitetit kockor dhe ndihmojnë pacientët të ruajnë strukturën e fytyrës.

Buzëqeshje dentare në Shqipëri me implante all on 6 në Shqipëri

Kirurgjia e Implanteve Dentare All-on-6 në Family Dental Care

Po kërkoni një dentist në Shqipëri të specializuar në kirurgjinë e implanteve all-on-6? Tek Family Dental Care, ne punojmë me disa nga kirurgët dentarë më të njohur në rajon, duke garantuar shërbime të klasit botëror me çmime të përballueshme për implantet dentare.

Kirurgjia e implanteve dentare All-on-6, edhe pse shumë e suksesshme, kërkon teknikën dhe duhur dhe ekspertizë mjekësore. Më poshtë do t’ju japim një përmbledhje se çfarë mund të prisni kur zgjidhni këtë trajtim pranë Family Dental Care, një nga klinikat më të mira për implante dentare në Tiranë.

Konsulta dhe ekzaminimet

Rrugëtimi juaj fillon me një konsultë në klinikën tonë dentare, ku dentisti ynë kryen një kontroll të detajuar dhe ekzaminim të plotë të dhëmbëve tuaj, duke përdorur imazhe dixhitale të avancuara. Qëllimi është të vlerësohet siç duhet gjendja e kockës së nofullës për të përcaktuar dhe miratuar strategjinë më të mirë të implantimit.

Në rastet kur densiteti i kockës së nofullës së pacientit është përkeqësuar, dentisti ynë mund t’ju sugjerojë fillimisht një transplant kockor, për t'i dhënë implantit mbështetjen e duhur. Gjatë kësaj faze, stafi ynë do t'ju udhëheqë përmes të gjitha ekzaminimeve mjekësore të nevojshme për përcaktimin e përshtatshmërisë suaj për implantet all-on-6.

Në Family Dental Care, ne punojmë me një rrjet të unifikuar profesionistësh, nga kirurgë dentarë ekspertë deri te specialistë profesionistë laboratori. Për më tepër, klinika jonë ofron shërbime të plota diagnostikuese në mënyrë që ju të mund t’i kryeni të gjitha procedurat e nevojshme përgatitore në një vend të vetëm.

Kirurgjia e Implanteve Dentare All-on-6

Pasi të kemi krijuar planin tuaj të personalizuar të trajtimit, ne mund të vazhdojmë me operacionin. Operacioni i implanteve dentare All-on-6 është pa dhimbje, pasi kryhet nën anestezi lokale ose të përgjithshme, në varësi të preferencës suaj.

  • Së pari, dentisti ynë do të bëjë prerje të sakta në vendin e implantimit, duke bazuar tek imazhet 3D dhe grafitë dentare të realizuara përpara operacionit. 
  • Më pas, ai do t'i pozicionojë implantet në pozicione të zgjedhura strategjikisht në nofullën tuaj, duke u siguruar që kocka të jetë në gjendjen e duhur për të garantuar mbështetjen e duhur për dhëmbët artificialë.
  • Më pas, implantet mbulohen me një kapak mbrojtës për të lejuar fillimin e procesit të shërimit, gjatë të cilit implanti do të integrohet në kockën përmes një procesi të njohur si oseointegrim. Ky proces është vendimtar për suksesin afatgjatë të implanteve!

Në Family Dental Care, ne punojmë me materiale cilësore dhe marka të njohura të implanteve si Hiossen dhe JDentalCare, duke garantuar kështu një proces oseointegrimi dhe biokompatibilitet optimal.

Implantologjia all-on-6 në Shqipëri para dhe pas

Vendosja e protezës së përkohshme

Menjëherë pas operacionit të vendosjes së implantit, një protezë e përkohshme vendoset mbi implante. Ky set i përkohshëm i dhëmbëve do t'ju lejojë të largoheni nga klinika jonë me funksion oral të plotë dhe pamje estetike normale, derisa implantet tuaja të integrohen dhe bashkohen plotësisht me kockën e nofullës. 

Kjo protezë e përkohshme e menjëhershme është prodhuar për rehati dhe funksionalitet maksimal, falë kujdesit të teknikëve tanë të laboratorit dentar. Ju do të jeni në gjendje të hani, të flisni dhe të buzëqeshni me siguri gjatë kësaj faze shërimi.

Vendosja e protezës përfundimtare

Proteza përfundimtare prodhohet në të njëjtën ngjyrë, formë dhe madhësi me dhëmbët tuaj natyralë për përshtatje të përsosur dhe një pamje krejtësisht natyrale. Dentisti ynë do ta fiksojë me kujdes protezën mbi gjashtë implantet. Gjatë kësaj faze bëhet çdo rregullim përfundimtar. Së fundmi, dentisti ynë do të marrë modelet e formës së kafshimit për tu siguruar që implantet tuaja dentare all-on-6 të jenë plotësisht komode.

Kujdesi dhe rikuperimi pas operacionit

Menjëherë pas operacionit All-on-6, shumica e pacientëve përjetojnë shqetësime minimale të cilat zakonisht kalojnë me disa ilaçe kundër dhimbjeve pa recetë dhe pilula anti-inflamatore. Dentisti ynë do t'ju ofrojë një program të veçantë për kujdesin pas operacionit.

Në përgjithësi, shumica e programeve përfshijnë përdorimin e shpërlarësit antibakterial, shmangien e ushqimeve të forta ose ngjitëse gjatë periudhës fillestare të shërimit dhe ruajtjen e higjienës orale. Mund të keni pak ënjtje dhe mavijosje të lehtë, por këto simptoma zakonisht zgjidhen brenda pak ditësh.

Gjithashtu, ju këshillojmë që të kryeni kontrolle të rregullta në klinikën tonë në Tiranë për të garantuar jetëgjatësinë e implanteve All-on-6. Nëse keni kujdesin e duhur, ndiqni praktika të rregullta të higjenës dentare dhe kryeni vizita dentare rutinë, implantet tuaja do të zgjasin më shumë se 30 vjet, duke ju ofruar një zgjidhje të përhershme për zëvendësimin e dhëmbëve!

Si Krahasohen Implantet All-on-6 me All-on-4: Cili Opsion Është i Duhuri Për Ju?

Procedurat e implanteve dentare all-on-4 dhe all-on-6 janë krijuar për pacientët që kërkojnë një zgjidhje të përhershme për zëvendësimin e dhëmbëve. Këto teknika garantojnë qëndrueshmëri dhe efikasitet të mahnitshëm për restaurimin e një harku dentar të plotë. 

Kur pacientët pyesin se cili opsion trajtimi është më i mirë për ta, ne i këshillojmë të na dërgojnë një grafi dentare panoramike në mënyrë që të mund të bëjmë një vlerësim fillestar adekuat të rastit të tyre.

Nëse po pyesni veten se cila procedurë e implanteve dentare është më e përshtatshme për ju, hidhini një sy kësaj tabele krahasuese të përmbledhur ose rezervoni një konsultë FALAS me një dentist në Shqipëri. Tek Family Dental Care, ne jemi në dispozicion për t'ju ndihmuar në çdo kohë!

All-on-4All-on-6
Numri i implanteve4 implante për hark6 implante për arch
StabilitetiI kënaqshëm për shumicën e pacientëveStabilitet më i madh dhe shpërndarje më e mirë
Limite lidhur me densitetin kockorTë përshtatshme për shumicën e pacientëveMund të kërkojë shtim të densitetit të kockor
Koha e trajtimitZakonisht, më e shkurtër, falë numrit më të vogël të implantevePak më e gjatë për shkak të 2 implanteve shtesë
Kandidatët idealShumica e pacientëve që vuajnë nga humbja e dhëmbëvePacientët të cilët kërkojnë më shumë stabilitet dhe qëndrueshmëri
Vendosja e implanteveZakonisht përfshin vendosjen e implanteve të mbrapme në një kënd specifikPozicionim i drejtë dhe me hapësira të barabarta
Rezultatet estetikeRezultate estetike të shkëlqyeraTë shkëlqyera, me mbështetje më të mirë për restaurime dentare komplekse

Implante Dentare All-on-6 Me Çmime Të Përballueshme | Pse Duhet Të Zgjidhni Family Dental Care?

Tek Family Dental Care, ne e kuptojmë se kostoja është një faktor kryesor në mendjen e pacientëve të cilët po konsiderojnë vendosjen e implanteve dentare. Kjo është arsyeja pse ne bëjmë çmos për t’ju ofruar implante dentare all-on-6 në Shqipëri me çmime të leverdisshme, pa bërë asnjë kompromis kur bëhet fjalë për cilësinë e kujdesit dentar.

All on 6 në Tiranë, Shqipëri

Kujdes të cilësisë së lartë me çmime fantastike

Po kërkoni një klinikë dentare në Tiranë që ofron teknologji superiore të kombinuar me ekspertizën e implantologëve dhe kirurgëve dentarë të specializuar? Në Family Dental Care ne garantojmë kujdes dentar të klasit botëror me çmime relativisht të ulëta në krahasim me vendet e tjera evropiane.

Duke përfituar nga kujdesi shëndetësor i përballueshëm i Shqipërisë dhe politikat mbështetëse pro turizmit dentar, ne jemi në gjendje të ofrojmë shërbime dentare me çmime të përballueshme, duke ruajtur një standard elitar të cilësisë. Më e mira e të dy botëve: rezultate premium me një kosto të përballueshme për implante dentar all-on-6.

Çmime transparente pa asnjë tarifë të fshehur

Në Family Dental Care, ne besojmë tek komunikimi i hapur dhe i ndershëm kur bëhet fjalë për kostot dhe shpenzimet. Në fund të fundit, ne e kuptojmë se operacioni i implanteve all-on-6 është një investim i rëndësishëm. Stafi ynë do t'ju japë një kuotë të detajuar, duke ju shpjeguar të gjitha kostot e mundshme paraprakisht, në mënyrë që të mos keni asnjë lloj surprize të pakëndshme. 

Politikat tona transparente për çmimet ju ndihmojnë që ta kuptoni plotësisht trajtimin tuaj. Qëllimi ynë kryesor është që ju të merrni një vlerë fantastike për investimin tuaj dhe kujdes dentar gjithëpërfshirës me një çmim që i përshtatet buxhetit tuaj.

Kujdes dentar i specializuar dhe teknologji moderne

Nëse keni qenë në kërkim të një dentisti në Shqipëri me reputacion dhe përvojë, i cili mund të kryejë një operacion të suksesshëm për implante all-on-6, keni ardhur në vendin e duhur. Ekipi ynë i implantologëve përdor teknologji të avancuar dentare, instrumente mjekësore precize dhe makineritë më të fundit diagnostikuese.

Në klinikën tonë, ne kemi investuar në materiale me cilësisë së lartë dhe pajisje moderne për tu siguruar që rezultatet para dhe pas implanteve dentare all-on-6 të jenë të shkëlqyera! Pamje estetike dhe natyrale, qëndrueshmëri e jashtëzakonshme dhe funksionalitet oral 100% i rikuperuar.

Opsione financimi fleksibël dhe paketa për turizmin dentar

Ne jemi të vetëdijshëm se shumë njerëz frikësohen nga ideja e kostos së implanteve dentare. Kjo është arsyeja pse ne ofrojmë opsione fleksibël financimi në përpjekje për t’i bërë implantet dentare all-on-6 të arritshme për këdo.

Stafi ynë do të diskutojë të gjitha opsionet e mundshme të pagesës, duke ju ndihmuar gjatë planifikimit tuaj financiar. Për më tepër, ne ofrojmë paketa për turizmin dentar në Shqipëri, të përshtatura për pacientët që duan të marrin implante dentare all-on-6 me çmime të përballueshme, duke shijuar njëkohësisht një udhëtim për pushime në Shqipëri.

Rezervoni Konsultën Tuaj Sot | Flisni me një Dentist në Shqipëri

Riktheni buzëqeshjen tuaj dhe përmirësoni cilësinë e jetës! Rezervoni një takim 100% FALAS online për Implantet Dentare All-on-6 në Shqipëri me Family Dental Care. Stafi ynë do të jetë më se i lumtur t'ju ndihmojë me realizimin e kësaj procedurë që do t’ju ndryshojë jetën!

Na kontaktoni

Na kontaktoni për të marrë një preventiv falas online dhe një plan trajtimi të personalizuar!

Forma E Kontaktit
Punon stomatologe ne Shqiperi
Spitali estetik dhe klinika dentare më e njohur në Shqipëri.

Pyetjet më të Shpeshta rreth Implanteve Dentare All-on-6 në Shqipëri

Implantet dentare All-on-6 janë një procedurë restauruese dentare që përfshin vendosjen e gjashtë implanteve titani në kockën e nofullës për të zëvendësuar një hark të plotë të dhëmbëve. Përfitimet e menjëhershme të kësaj teknike janë pamja natyrale dhe qëndrueshmëria fantastike, ideale për pacientët që kanë humbje serioze të dhëmbëve.

Kostoja e implanteve dentare All-on-6 në Shqipëri është pakrahasueshmërisht më e ulët se çmimet e të njëjtave implante në shumë vende të tjera perëndimore. Në Family Dental Care, çmimet tona për ndërhyrjet e implantologjisë dentare janë ndër më konkurrueset në sektor. Na kontaktoni për një preventiv të saktë dhe një vlerësim të personalizuar të rastit tuaj specifik.

Implantet dentare All-on-6 ofrojnë një zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme për dhëmbët që mungojnë, duke i garantuar pacientëve funksionalitet optimal të përtypjes, pamje estetike të shkëlqyer dhe përmirësim të shëndetit dhe densitetit të kockës së nofullës.

All-on-6 është një trajtim superior në krahasim me protezat e lëvizshme. Implantet nuk zhvendosen, nuk kanë nevojë për ngjitës dhe janë shumë të fortë e të qendrueshëm. Në këtë mënyrë, implantet funksionojnë njësoj si dhëmbët natyralë dhe janë një opsion trajtimi afatgjatë.

Pacientët që kanë pësuar pothuajse humbje totale ose dëmtime të konsiderueshme të dhëmbëve të tyre janë kandidatë të mundshëm për trajtim all-on-6. Nëse jeni duke kërkuar për një trajtim efikas për restaurimin e një harku të plotë dentar, kjo teknikë jep rezultatet të shkëlqyera me pamje natyrale.

Për të përcaktuar përshtatshmërinë tuaj për operacionin all-on-6, ekipi ynë i profesionistëve dentarë do të duhet të vlerësojë densitetin tuaj kockor dhe shëndetin oral gjatë konsultës tuaj. Na kontaktoni për një konsultë online FALAS me një dentist në Shqipëri për të marrë një vështrim të parë të opsioneve tuaja të trajtimit.

Rikuperimi pas implanteve dentare All-on-6 ndryshon nga pacienti në pacient, por shumica e tyre mund t’i rikthehen aktiviteteve normale brenda një ose dy ditësh pas operacionit. Procesi i përgjithshëm i shërimit dhe oseointegrimit zgjat afërsisht 2 deri në 6 muaj.

Gjatë kësaj periudhe, duhet të siguroheni që të ndiqni udhëzimet e dentistit tonë për kujdesin pas operacionit për të siguruar një rikuperim dhe shërim sa më të shpejtë!

Në përgjithësi, mirëmbajtja e implanteve all-on-6 është si ajo e dhëmbëve natyralë. Larja me furçë dhe përdorimi i fillit dentar duhet të jenë pjesë e rregullt e rutinës tuaj të higjenës dentare. Kontrollet dentare rutinë gjithashtu do t'ju ndihmojnë të mbani implantet dhe mishrat e dhëmbëve të shëndetshme.
Menjëherë pas operacionit, sigurohuni që të konsumoni ushqime të buta. Shmangni ushqimet e forta ose ngjitëse, gatimet pikante dhe pijet e nxehta. Ekipi ynë do t'ju ofrojë udhëzime të hollësishme se si të kujdeseni për implantet tuaja.

Trajtime të tjera që ne ofrojmë

Implante dentare të sigurta për të zëvendësuar dhëmbët që mungojnë duke përmirësuar përtypjen dhe buzëqeshjen.

Zgjidhje e përhershme për zëvendësimin e një harku të plotë dhëmbësh me vetëm 4 implante.

Zëvendësim i plotë i harkut dentar me 8 implante për qëndrueshmëri fantastike dhe rezultate të përhershme.

Proteza dentare të krijuara posaçërisht për një buzëqeshje, funksionale dhe natyrale. Të rehatshme dhe të lëvizshme.

Trajtime moderne për kujdesin e mishrave të dhëmbëve për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjet periodontale.

Drejtimi i dhëmbëve me aparat të padukshëm për një buzëqeshje perfekte, pa nevojën për pajisje tradicionale.

Trajtimii kanalit të rrënjës së dhëmbit për ta shpëtuar atë nga infeksioni dhe lehtësuar dhimbjen.

Faseta dentare të holla për përmirësimin e pamjes së dhëmbëve për një buzëqeshje të bardhë, natyrale dhe të përsosur.

Kurora dentare të qëndrueshme dhe me pamje natyrale për mbrojtjen dhe restaurimin e dhëmbëve të dëmtuar, të dobët apo të thyer.

Implante dentare me ngarkim të menjëhershëm për një buzëqeshje të re pa vonesa midis ndërhyrjeve.

Rigjenerimi i kockës së nofullës për forcmimin e saj dhe përgatitjen për vendosjen e implanteve dentare.