Whatsapp: +355 69 70 433 35
Vlerësim ekselent për shërbimet tona!

Implantologji me Ngarkim të Menjëhershëm në Shqipëri

Preventiv falas Na kontaktoni
Shkëlqyer
11,921 komente
Implantologji me Ngarkim të Menjëhershëm në Shqipëri
Implante me ngarkim të menjëhershëm

Tabela e përmbajtjeve

Implantologji me Ngarkim të Menjëhershëm në Shqipëri | Implante në Një Ditë me Family Dental Care

Implantet me ngarkim të menjëhershëm, ose nganjëherë të njohura si implante në një ditë, janë kthyer në një nga trajtimet më të kërkuara në klinikën tonë dentare. Kjo procedurë implantologjie garanton efikasitet maksmial në kohë dhe rezultate fantastike!

Nëse po mendoni të zëvendësoni dhëmbët që ju mungojnë, konsideroni implantologjinë me ngarkim të menjëhershëm në Shqipëri si një nga trajtimet më ciëlsore, me leverdi si në kosto ashtu edhe në kohë!

Na kontaktoni sot dhe rezervoni një konsultë falas me një dentist në Shqipëri për të marrë informacion të detajuar mbi implantet dentare me ngarkim të menjëhershëm.

Implante dentare në një ditë

Para dhe Pas Trajtimeve Nga një Dentist në Shqipëri

Dëshironi të merrni një preventiv të personalizuar?

Na kontaktoni në WhatsApp

01

Na kontaktoni

Na përshkruani problemet tuaja ose buzëqeshjen që dëshiroini të keni pas trajtimit. Fotot e dhëmbëve tuaj ose një grafi dentare janë mjaft të dobishme.

02

Mjeku ynë do të shqyrtojë rastin tuaj dhe do të planifikojë një konsultë

Ekipi jonë me përvojë do të vlerësojë menjëherë mesazhin dhe fotot tuaja për të përgatitur një plan trajtim dentar të personalizuar për ju.

03

Udhëtimi për në Shqipëri | Ne do të kujdesemi për hotelin, fluturimin dhe transportin

Ne do të kujdesemi për çdo aspekt të trajtimit tuaj. Që nga procedurat e implanteve dentare në klinikën tonë në Tiranë e deri te akomodimi në hotel dhe rezervimi i fluturimeve. Juve nuk do t'ju duhet të shqetësohen për asgjë!

04

Trajtimi

Në vetëm 48 orë, jeta dhe buzëqeshja juaj do të ndryshojnë përgjithmonë. Dentisti ynë do t'ju dhurojë një buzëqeshje të mrekullueshme e cila do të zgjasë gjatë gjithë jetës!

Preventiv falas në WhatsApp

Pacientë të kënaqur me buzëqeshjet e tyre fantastike dhe shërbimin e Family Dental Care

Doni të dini më shumë rreth reputacionit tonë? Lexo + 5,000 komente reale nga pacientët tanë.

Doni të dini më shumë rreth reputacionit tonë? Lexo + 5,000 komente reale nga pacientët tanë.
Implante dentare jashtë vendit, procedura e implanteve me ngarkim te menjëhershëm. Implante dentare në njëjt ditë.

Implantologji me Ngarkim të Menjëhershëm | Implante Dentare të Menjëhershme

Implantologjia me ngarkim të menjëhershëm është një procedurë dentare inovative që lejon vendosjen e një kurore të përkohshme në të njëjtën ditë me operacionin tuaj të implanteve. Ndryshe nga metodat tradicionale të implanteve dentare që mund të zgjasin me muaj dhe vizita të shumta, ngarkimi i menjëhershëm i lejon pacientit të dalin nga klinika jonë me dhëmbë funksionalë dhe estetikë në një vizitë të vetme!

Brenda një jave deri në një muaj, kurorat tuaja të përkohshme zëvendësohen me dhëmbë të përhershëm të personalizuar, gjë që kursen shumë kohë pritjeje dhe përmbush nevojat tuaja dentare në mënyrën më efikase të mundshme.

Duke përdorur teknika të specializuara, implante amerikane, gjermane dhe italiane dhe pajisjet më të mira mjekësore në treg, ne do të sigurohemi që dhëmbët tuaj të rinj të jenë funksional, të fortë dhe me pamje 100% natyrale!

Stomatologët tanë shqiptarë kanë shumë përvojë në kirurgjinë e implanteve dentare, me sukses edhe në trajtimin e rasteve më të komplikuara. Për këtë arsye ne renditemi ndër ofruesit më të besuar të implanteve me ngarkim të menjëhershëm në Shqipëri.

Implante dentare me ngarkim të menjëhershëm

Implantet Dentare me Ngarkim të Menjëhershëm | Pse Duhet Të Zgjidhni Implantet me Ngarkim të Menjëhershëm?

  • Shpejtësia: Implantet me ngarkim të menjëhershëm janë një alternativë e shkëlqyer për pacientët që e kanë me nxitim restaurimin e dhëmbëve të tyre. 

Duke përdorur këtë teknikë, implanti dhe kurora e përkohshme realizohen në të njëjtën ditë, gjë që në thelb ju lejon t’i riktheheni aktiviteteve tuaja normale pothuajse menjëherë.

  • Minimalisht invazive: Klinika jonë përdor një metodë minimalisht invazive për realizimin e procedurave tona implantologjike. Kryehet një ndërhyrje minimale tek mishrat e dhëmbëve, duke garantuar më pak dhimbje dhe ënjtje dhe një periudhë më të shkurtër rikuperimi. 

Kjo teknikë zvogëlon rreziqet e komplikimeve, duke e bërë të gjithë procedurën më të lehtë dhe më komode për pacientin!

  • Estetika: Implantet me ngarkim të menjëhershëm janë krijuar për t'u dukur dhe funksionuar tamam si dhëmbët tuaj natyralë. Kjo qasje jo vetëm që ju rikthen buzëqeshjen tuaj, por gjithashtu kontribuon në ruajtjen e strukturës dhe stabilitetit të kockës së nofullës. 

Ne do të zëvendësojmë rrënjën e dhëmbit me një implant cilësor, duke vendosur në kohë një kurorë funksionale për të shmangur humbjen kockore që ndodh shpesh në rastet e humbjes së dhëmbëve.

  • Shkallë e lartë suksesi: Implantet me ngarkim të menjëhershëm gjejnë mbështetjen e tyre në kërkime të shumta klinike që dëshmojnë një shkallë suksesi nga 95.5% deri në 100%. 

Në Family Dental Care, ne bëjmë vlerësimet e duhura të densitetit kockor së bashku me faktorë të tjerë të rëndësishëm për të siguruar rezultatin më të mirë të mundshëm për pacientët tanë. 

Përdorimi i teknikave të avancuara kirurgjikale dhe materialeve cilësore amerikane, gjermane dhe italiane garanton më tej qëndrueshmërinë dhe suksesin e implanteve tona të menjëhershme.

  • Trajtimi me kohëzgjatje të shkurtër: Ndryshe nga implantet tradicionale që kërkojnë operacione të shumta dhe një kohë më të gjatë rikuperimi, implantet me ngarkim të menjëhershëm përshpejtojnë procedurën e përgjithshme. 

Ky opsion jo vetëm që ju kursen kohë të çmuar, por edhe redukton numrin e përgjithshëm të vizitave tek dentisti, prandaj është shumë i përshtatshëm për personat me orare të ngarkuara, pacientët që kanë udhëtuar për turizëm dentar në Shqipëri dhe ata që duan rezultate të shpejta!

A Je i Përshtatshëm për Implante me Ngarkim të Menjëhershëm? | Kriteret e Implantologjisë me Ngarkim Direkt

Dendësi e mjaftueshme kockore

Suksesi në ngarkimin e menjëhershëm të implanteve varet nga stabiliteti i menjëhershëm i implantit, për të cilin kërkohet densitet adekuat kockor. Në klinikën tonë, ne përdorim teknika të avancuara diagnostike radiografike, duke përfshirë graftië dentare ose skanerat CBCT, për të vlerësuar strukturën e kockave tuaja si në cilësi ashtu edhe në vëllim. Këto hapa paraprak diagnostikues garantojnë një shkallë të lartë suksesi për pacientët tanë!

Shëndet i përgjithshëm i mirë

Kandidatët për implante me ngarkim të menjëhershëmduhet të jenë në gjendje shëndetësore të përgjithshme të mirë. Kjo përjashton sëmundje si diabeti i pakontrolluar dhe rastet e avancuara të sëmundjes periodontale. Ne kryejmë gjithashtu një kontroll mjekësor gjithëpërfshirës për tu siguruar që jeni një kandidat i përshtatshëm për këtë procedurë.

Nevojë për restaurim të shpejtë të dhëmbëve

Vendosja e menjëhershme e implantit është shumë e dobishme për pacientët që duhet t'i nënshtrohen procedurave të restaurimit të dhëmbëve urgjentisht. Nëse dhëmbët që ju mungojnë po bëhen të dëmshëm për shëndetin tuaj të përgjithshëm, duke ndikuar në strukturën e fytyrës tuaj ose nëse ata duhet të hiqen dhe zëvendësohen për shkak të sëmundjeve të ndryshme, implantologjia e menjëhershme mund të ndihmojë në zgjidhjen e këtyre problemeve.

Procedura e Implanteve me Ngarkim të Menjëhershëm tek Family Dental Care

Procedura e Implanteve me Ngarkim të Menjëhershëm tek Family Dental Care

Njohja e procesit të implantimi të menjëhershëm mund t'ju ndihmojë të përgatiteni për trajtimin tuaj. Ja çfarë mund të prisni nëse zgjidhni implantologjinë me ngarkesë të menjëhershme në Shqipëri.

Konsulta fillestare

Ne e nisim udhëtimin tuaj me një konsultë të detajuar me specialistët tanë stomatologjikë. Gjatë vizitës suaj, ne do të diskutojmë historinë tuaj mjekësore, gjendjen aktuale të dhëmbëve dhe pritshmëritë tuaja për rezultatin e implantit dentar. 

Ne gjithashtu do të kryejmë grafi dentare ose CBCT për të vlerësuar cilësinë e kockave dhe për të planifikuar paraprakisht pozicionimin e saktë të implanteve.

Faza kirurgjikale

Implantimi bëhet me anestezi lokale për të një procedurë pa dhimbje, stres apo ankth për pacientin. Ne përdorim implante speciale amerikane, gjermane ose italiane që sigurojnë qëndrueshmëri më të lartë fillestare, gjë që është shumë e rëndësishme për ngarkimin e menjëhershëm! 

Në rastet me densitet të pamjaftueshëm kockor, kryhen procedura të tilla si transplanti kockor për të stabilizuar më tej implantin.

Vendosja e kurorave të përkohshme

Pas vendosjes së menjëhershme të implantit, ju pajiseni me një grup kurorash të përkohshme. Kjo protezë e menjëhershme imiton në mënyrë të përkryer pamjen e dhëmbëve tuaj natyralë, duke siguruar funksionalitet optimal. 

Ndërsa prisni që të prodhohen kurorat e përhershme, këto kurora të përkohshme do t'ju lejojnë të hani, të flisni dhe të buzëqeshni natyrshëm.

Shërimi dhe faza e restaurimit

Menjëherë pas operacionit, një periudhë e shkurtër shërimi është gjithçka që nevojitet. Gjatë kësaj periudhe, implantet i nënshtrohen oseointegrimit, bashkimit të implantit me kockën e nofullës. 

Vëmendje e madhe duhet t'i kushtohet këshillave të kujdesit pas operacionit për të arritur një shërim të suksesshëm. Pasi implantet tuaja të jenë integruar plotësisht me kockën, vendosen kurorat e përhershme.

Klinika Dentare Nr. 1 për Implante me Ngarkim të Menjëhershëm në Shqipëri | Pse Family Dental Care?

Family Dental Care, një nga klinikat dentare më të mira në Tiranë, është lider në realizimin e procedurave të implantologjisë me ngarkim të menjëhershme, falë teknologjisë sonë moderne, implantologëve të specializuar dhe materialeve të cilësisë së lartë. Ja përse duhet të na zgjidhni ne:

Ekspertizë në implantologji

Stomatologët tanë kanë një ekspertizë të gjerë në implantologjinë me ngarkim të menjëhershëm, duke përfaqësuar +15 vjet përvojë pune me pacientë nga e gjithë bota. Profesionistët tanë do të sigurohen që ju të merrni kujdesin më të mirë të mundshëm dentar të përshtatur për nevojat tuaja individuale.

Teknologji e avancuar dentare

Ne inkorporojmë vetëm pajisjet më të fundit diagnostikuese dhe kirurgjikale për të rritur saktësinë dhe për të siguruar cilësi. Qoftë përmes imazherisë CBCT, teknikave të kirurgjisë së implanteve me guidë ose laboratorëve modernë dentarë, ekipi ynë mund të garantojë shërbime dentare të klasit botëror.

Shërbim me fokus pacientin

Rehatia dhe kënaqësia juaj është gjithçka për ne! Ekipi ynë do të jetë aty për t'ju ndihmuar në çdo kohë, nga konsulta fillestare deri në ditët e fundit të trajtimit tuaj. Planifikimi i kujdesshëm i trajtimit, shpjegimet e qarta, ndihma e vazhdueshme dhe kujdesi i veçantë janë gjithmonë të garantuara!

Implante dentare me kosto të përballueshme

Shqipëria mbetet një nga destinacionet më të mira të turizmit dentar për shkak të shërbimeve dentare të klasit të parë që vijnë me një kosto shumë më të leverdisshme në krahasim me vendet e tjera. Në Family Dental Care, ne ofrojmë çmime të përballueshme pa sakrifikuar cilësinë. Çmime transparente, pa tarifa të fshehura, opsione fleksibël pagese dhe paketa konkurruese për turizëm dentar në Shqipëri!

Dëshironi të dini më shumë se si implantet në një ditë mund t'ju ndihmojnë të transformoni buzëqeshjen tuaj? Kontaktoni Family Dental Care për të rezervuar një takim me një dentist në Shqipëri. Le t'ju ndihmojmë të arrini një buzëqeshje të bukur dhe të shëndetshme me shërbimet tona eksperte për implantologji me ngarkim të menjëhershëm.

Na kontaktoni

Na kontaktoni për të marrë një preventiv falas online dhe një plan trajtimi të personalizuar!

Forma E Kontaktit
Ekspertët e Turizmit Dentar në Shqipëri: Klinika më e mirë Dentare në Shqipëri. Stomatologët më të mirë në Shqipëri për implantet dentare në Shqipëri.
Spitali estetik dhe klinika dentare më e njohur në Shqipëri.

Pyetjet më të Shpeshta rreth Implanteve me Ngarkim të Menjëhershëm

Në shumicën e rasteve, i gjithë procesi i ngarkimit të menjëhershëm të implanteve mund të përfundojë në një ditë të vetme. Operacioni normalisht do të zgjasë disa orë, në varësi të numrit të implanteve të vendosura. 

Pas operacionit, vendosen kurora të përkohshme, duke ju lejuar të dilni nga klinika jonë me dhëmbë funksionalë. Kurorat përfundimtare të përhershme zakonisht vendosen brenda katër javësh, në varësi të procesit tuaj të shërimit.

Meqenëse operacioni kryhet nën anestezi lokale, pacienti nuk ndjen fare dhimbje gjatë operacionit. Në përgjithësi, shqetësimi pas operacionit pas kësaj procedure dentare është relativisht i lehtë dhe mund të menaxhohet lehtësisht me qetësues kundër dhimbjeve që do të jepen me recetë nga dentisti ynë. 

Teknikat tona minimale invazive janë shumë të dobishme për sa i përket rikuperimit të shpejtë dhe komod!

Po, implantet me ngarkim të menjëhershëm mund të jenë një opsion i shkëlqyer për restaurimin e plotë të gojës. Ngarkimi i menjëhershëm mund të jetë një opsion fantastik për pacientët që kërkojnë zëvendësimin e më shumë se një dhëmbi apo edhe të një harku të tërë dentar. 

Ngarkimi i menjëhershëm shkurton kohën e restaurimit në krahasim me procedurat tradicionale, pasi me këtë teknikë moderne pacienti mund të rifitojë funksionin dhe estetikën dentare në vetëm 48 orë.

Ju do të përjetoni pak ënjtje dhe siklet për disa ditë. Është shumë e rëndësishme të ndiqni udhëzimet e kujdesit pas operacionit, të cilat përfshijnë shmangien e ushqimeve të forta ose ngjitëse dhe kujdesin e duhur për higjienën tuaj orale. Shumica e pacientëve mund t’i rikthehen aktiviteteve normale brenda një deri në dy ditësh pas procedurës.

Pirja e duhanit mund të jetë e dëmshme për të gjithë procesin e shërimit dhe mund të pengojë suksesin e implantit. Ndonëse kjo nuk do të jetë një arsye për të ndaluar duhanpirësit që të vendosin implante, ne ju këshillojmë të mos pini duhan përpara operacionit për një shkallë më të lartë suksesi. Dentistët tanë do të vlerësojnë gjendjen tuaj dhe do t'ju udhëzojnë bazuar në shëndetin tuaj dentar.

Implantet me ngarkim të menjëhershëm në klinikën tonë, Family Dental Care, janë bërë nga materialet biokompatibile të cilësisë më të lartë. Implantet tona amerikane, gjermane dhe italiane janë prej titani, kjo për shkak të forcës dhe vetive të këtij materiali për tu përshtatur me kockën. 

Kurorat janë të dizajnuara me materiale estetikisht të këndshme dhe jashtëzakonisht të forta si zirkoni ose porcelani për një pamje dhe ndjesi natyrale.

Trajtime të tjera që ne ofrojmë

Implante dentare të sigurta për të zëvendësuar dhëmbët që mungojnë duke përmirësuar përtypjen dhe buzëqeshjen.

Zgjidhje e përhershme për zëvendësimin e një harku të plotë dhëmbësh me vetëm 4 implante.

Zëvendësoni të gjithë harkun e dhëmbëve me 6 implante për stabilitet maksimal dhe funksionalitet afatgjatë.

Zëvendësim i plotë i harkut dentar me 8 implante për qëndrueshmëri fantastike dhe rezultate të përhershme.

Proteza dentare të krijuara posaçërisht për një buzëqeshje, funksionale dhe natyrale. Të rehatshme dhe të lëvizshme.

Trajtime moderne për kujdesin e mishrave të dhëmbëve për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjet periodontale.

Drejtimi i dhëmbëve me aparat të padukshëm për një buzëqeshje perfekte, pa nevojën për pajisje tradicionale.

Trajtimii kanalit të rrënjës së dhëmbit për ta shpëtuar atë nga infeksioni dhe lehtësuar dhimbjen.

Faseta dentare të holla për përmirësimin e pamjes së dhëmbëve për një buzëqeshje të bardhë, natyrale dhe të përsosur.

Kurora dentare të qëndrueshme dhe me pamje natyrale për mbrojtjen dhe restaurimin e dhëmbëve të dëmtuar, të dobët apo të thyer.

Rigjenerimi i kockës së nofullës për forcmimin e saj dhe përgatitjen për vendosjen e implanteve dentare.