Whatsapp: +355 69 70 433 35
Vlerësim ekselent për shërbimet tona!

Implante Dentare në Shqipëri | Family Dental Clinic

Preventiv falas Na kontaktoni
Shkëlqyer
11,921 komente
Implantet dentare në Shqipëri
Nje implant dentar

Sa e lehtë është procedura e implanteve dentare?

Numri i Seancave:
2-4 orë
Çmimi:
Da €499
Garanci:
Gjatë gjithë jetës

Tabela e përmbajtjeve

Një buzëqeshje e bukur dhe e shëndetshme | Kurseni deri në 70% me implantet dentare në Shqipëri

Qëllimi ynë është që t'ju dhurojmë buzëqeshjen për të cilën keni ëndërruar gjithmonë. Nëse dëshironi të zëvendësoni vetëm disa dhëmbë apo keni nevojë për një restaurimi të plotë dentar, Family Dental Care në Shqipëri ofron shërbime të implanteve dentare të cilësisë më të lartë.

Ekipi ynë me kirurgë dhe dentistë të certifikuar është këtu për të ju ndihmuar të rifitoni besimin në vetëvete. Misioni ynë është t'ju garantojmë trajtime ekselente dhe zgjidhje të përhershme për përmirësimin e shëndetit oral.

Po kërkoni implante dentare cilësore me çmime të leverdisshme në Shqipëri? Jeni në vendin e duhur! Puna jonë demostrohet nga rezultatet e shkëlqyera të më shumë se 5.000 pacientëve.

  • Rezultate 100% të garantuara
  • Dentistë dhe kirurgë të akredituar
  • Staf i kualifikuar dhe miqësor
  • Teknologji dhe aparatura të avancuara
  • Përkushtimin ndaj cilësisë ekselente
  • Trajtim i personalizuar për çdo pacient
  • Ambiente moderne, komode dhe relaksuese
Implantet dentare në Shqipëri para dhe pas

Para dhe Pas Implanteve Dentare në Shqipëri – Rezultatet e Pacientëve

Kostoja e implanteve dentare në Shqipëri

Njerëzit shpesh na bëjnë të njëjtën pyetje: Përse trajtimet dentare janë më ekonomike në Shqipëri? Përgjigja e thjeshtë ka të bëjë me faktin se kostoja e jetesës dhe e punës në Shqipëri është shumë më e ulët. Kjo na lejon të ofrojmë të njëjtën cilësi shërbimi me çmime më të volitshme.

Shqipëria ofron implantet dentare më të lira në Europë. Edhe pse disa mund të mendojnë se çmimet më të ulëta përkthehen në cilësi më të ulët, ne kurrë nuk bëjmë kompromise me cilësinë e shërbimeve tona! Ne përdorin vetëm materiale 100% të certifikuara dhe cilësore, teknologjitë e prodhuesve lider në industri dhe produkteve të aprovuars nga FDA, duke garantuar të njëjtin standard që gjendet në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Evropë.

Trajtimet më të njohura dhe çmimet e tyre duke filluar nga:

Impianto Dentale Swiss
499€
Kurora Metalo-Qeramike
130€
Kurora Zirkoni
180€
EMAX
300€
Implante All-on-4 (për hark)
3450€
Implante All-on-6 (për hark)
4650€
Protezë e plotë për hark 
1000€
Lifting i sinusit
800€
Mini-lifting i sinusit
400€
Osstem Implant
400$
Neodent Implant
400$
Medentika Implant
400$
Straumann
400$
E Kockave Shartim
400$
Sinus Heqë
400$
Të Përkohshme Protezat
400$
Osstem Implant
400$
Neodent Implant
400$
Medentika Implant
400$
Straumann
400$
E Kockave Shartim
400$
Sinus Heqë
400$
Të Përkohshme Protezat
400$
Implantet dentare në Shqipëri: Çmimet në Tiranë.
Dëshironi të merrni një preventiv të personalizuar?

Na kontaktoni në WhatsApp

01

Na kontaktoni

Na përshkruani problemet tuaja ose buzëqeshjen që dëshiroini të keni pas trajtimit. Fotot e dhëmbëve tuaj ose një grafi dentare janë mjaft të dobishme.

02

Mjeku ynë do të shqyrtojë rastin tuaj dhe do të planifikojë një konsultë

Ekipi jonë me përvojë do të vlerësojë menjëherë mesazhin dhe fotot tuaja për të përgatitur një plan trajtim dentar të personalizuar për ju.

03

Udhëtimi për në Shqipëri | Ne do të kujdesemi për hotelin, fluturimin dhe transportin

Ne do të kujdesemi për çdo aspekt të trajtimit tuaj. Që nga procedurat e implanteve dentare në klinikën tonë në Tiranë e deri te akomodimi në hotel dhe rezervimi i fluturimeve. Juve nuk do t'ju duhet të shqetësohen për asgjë!

04

Trajtimi

Në vetëm 48 orë, jeta dhe buzëqeshja juaj do të ndryshojnë përgjithmonë. Dentisti ynë do t'ju dhurojë një buzëqeshje të mrekullueshme e cila do të zgjasë gjatë gjithë jetës!

Preventiv falas në WhatsApp

Pacientë të kënaqur me buzëqeshjet e tyre fantastike dhe shërbimin e Family Dental Care

Doni të dini më shumë rreth reputacionit tonë? Lexo + 5,000 komente reale nga pacientët tanë.

Doni të dini më shumë rreth reputacionit tonë? Lexo + 5,000 komente reale nga pacientët tanë.

Shërbimet tona | Llojet e implanteve dentare pranë Family Dental Car

Ne e dimë mirë sesi dhëmbët që mungojmë ndikojë negativisht në stilin e jetesës, shëndetin dhe vetëbesimin tuaj. Nëse jeni lodhur me vështirësitë në të ngrënë ose të folur, apo ndiheni të pasigurt për pamjen tuaj, ne jemi këtu për të ofruar një zgjidhje të përhershme për këto probleme!

Pranë Family Dental Care, ne ofrojmë një sërë shërbimesh të specializuara për pacientët vendas dhe të huaj që kërkojnë implante dentare në Shqipëri. Nëse keni nevojë për një implant të vetëm ose implant dentare për një hark të plotë, kostoja mesatare e implanteve dentare në klinikën tonë është mjaft e përballueshme dhe e leverdisshme. 

Qëllimi ynë kryesor është të sigurohemi që implantet dentare të jenë një trajtim i aksesueshëm nga të gjithë, duke garantuar cilësi të shkëlqyer dhe çmime të përballueshme për implantet dentare!

Implantet Dentare All-on-4

Implantet dentare All-on-4 në Shqipëri janë perfekte për pacientët që duan të zëvendësojnë një hark të plotë dhëmbësh, por kërkojnë të shmangin vendosjen e shumë implanteve. Me vetëm katër implante të vendosura në mënyrë strategjike, ne mund të rikuperojmë buzëqeshjen tuaj në mënyrë sa më efikase dhe me kosto minimale.

Implantet Dentare All-on-6

Në ngjashmëri me implantet All-on-4, teknika All-on-6 përdor gjashtë implante për një hark të plotë të dhëmbëve. Kjo teknikë siguron stabilitet optimal dhe është ideale për pacientët me densitet të mirë kockor që kërkojnë një zgjidhje më të fortë.

Implantet Dentare All-on-8

Procedura e implanteve dentare all-on-8 përdor 8 implante për të mbështetur një hark të plotë dhëntar në secilën nofull, duke ofruar një zgjidhje komode e cila garanton pamje natyrale. Kjo metodë është një mundësi e shkëlqyer trajtimi për pacientët me humbje dendësisë kockore të cilët kërkojnë mbështetje dhe stabilitet maksimal.

Implantet prej Zirkoni

Për pacientët që preferojnë opsionet më të mira bioinerte, ne ofrojmë implante dentare zirkoni në Shqipëri. Këto implante me bazë qeramike kanë një përshtatshmëri të shkëlqyer, janë jashtëzakonisht të qëndrueshme dhe perfekte për të arritur një pamje natyrale.

Një zgjedhje fantastike për pacientët me alergji ose ndjeshmëri ndaj metaleve. Nëse preferoni zirkonin kundrejt implanteve prej titani, dentistët tanë të cilët janë të specializuar në kryerjen e procedurave të ndryshme kirurgjikale dhe mund të kujdesen lehtësisht për të gjitha nevojat dhe preferencat tuaja.

Implantet Zigomatike 

Për pacientët që kanë humbje të konsiderueshme kockore në nofullën e sipërme, implantet zigomatike ofrojnë një alternativë efektive kundrejt implanteve tradicionale. Këto implante vendosen në kockën zigomatike (mollëza), duke na lejuar të sigurojmë një bazë të qëndrueshme edhe në rastet më të komplikuara.

Family Dental Care punon me dentistë në Shqipëri të mirënjohuur, të cilët kanë ekspertizën dhe përvojën e duhur për të realizuar me sukses teknika të ndryshme të implantologjisë dentare.

Implantet dentare në Tiranë.

Teknikat e Implanteve Dentar | Ekspertizë e Avancuar Mjekësore në Dispozicionin Tuaj

Po kërkoni një dentist në Shqipëri të certifikuar, i cili është i specializuar në kryerjen e teknikave të ndryshme të implanteve dentare? Zgjidhni ekspertët e implantologjisë pranë Family Dental Care. 

Implantet endoseale

Shumica e pacientëve tanë zgjedhin implantet endoseale. Kjo teknikë përfshin zëvendësimin e rrënjëve të dhëmbëve me implante titani cilësore dhe të qëndrueshme. Këto implante vendosen me saktësi në kockën e nofullës, duke garantuar qëndrueshmëri optimale për kurorën (dhëmbin artificial).

Kurorat dentare lidhen me implantin përmes një abutmenti. Specialistët tanë të laboratorit do të krijojnë kurora me pamje natyrale që përputhen me anatominë dhe estetikën e fytyrës tuaj.

Implantet transoseoze

Implantet transoseoze janë një alternativë për pacientët që duhet të zëvendësojnë vetëm harkun e poshtëm të dhëmbëve. Kjo teknikë përfshin futjen e një pllake metalike në nofullën e poshtme. Implantet metalike që kalojnë nëpër kockën e nofullës shërbejnë si themeli për kurorat e dhëmbëve.

Implantet subperiostale

Implantet subperiostale vendosen nën vijën e mishrave të dhëmbëve mbi kockë. Ky opsion për zëvendësimin e dhëmbëve funksionon shumë mirë për pacientët që vuajnë nga humbja e dendësisë kockore të nofullës. 

Procedura përfshin vendosjen e një kornize metalike të personalizuar në kockën e nofullës duke përdorur implante që kalojnë përtej vijës së mishrave të dhëmbëve. Më pas, kurorat dentare fiksohen përgjithmonë tek implantet. 

Zgjedhja e implanteve dentare në Shqipëri është një investim që bëhet një herë në jetë, i cili dp të transformojë tërësisht mënyrën se si ndiheni dhe si e shikoni veten tuaj. Nëse keni ëndërruar një buzëqeshje të bukur dhe të shëndetshme, rezervoni një konsultë me profesionistët tanë.

Tek Family Dental Care, ne jemi krenarë t'ju ofrojmë shërbime dentare cilësore me një kosto shumë më të përballueshme. Nëse jeni duke kërkuar për një dentist në Shqipëri që mund të garantojë saktësi perfekte, zgjidhje afatgjata dhe ekspertizë të shkëlqyer profesionale, na kontaktoni sot!

Procedura e vendosjes së një implanti dentar

Procedura e Implanteve Dentar pranë Family Dental Care   

Konsulta stomatolog-pacient

Tek Family Dental Care, puna nis me një skanim CT panoramik dhe 3D për të vlerësuar gjendjen e nofullës suaj, indeve përreth dhe strukturën e përgjithshme të gojës tuaj. 

Këto imazhe të detajuara i lejojnë dentistët tanë të planifikojnë vendosjen e saktë të secilit implant, duke siguruar rezultate optimale.

Ne marrim kohë për të dëgjuar shqetësimet tuaja, duke diskutuar të gjitha opsionet e trajtimit përpara se të përcaktojmë se implantet dentare në Shqipëri janë zgjidhja më e mirë për ju. 

Plani i trajtimit i personalizuar

Pasi të kemi vlerësuar plotësisht rastin, dentistët tanë do të krijojnë një plan trajtimi të personalizuar për pacientin. Nëse zgjidhni implantet all-on-4 ose implantet e zirkonit, plani do të jetë i mirëmenduar për të arritur rezultate optimale.

Kirurgjia e implanteve dentare

Pasi të përfundojë faza e planifikimit, fillon faza kirurgjikale. Pas administrimit të anestezisë lokale, kirurgu ynë bën me kujdes një prerje në indin e mishit të dhëmbëve për të ekspozuar kockën. 

Më pas përdoret një instrument i specializuar për të krijuar një vrimë të vogël në kockë, ku do të vendoset implanti. Ky proces i saktë siguron që çdo implant të ankorohet mirë, duke garantuar një bazë të fortë për dhëmbët tuaj të rinj.

Ekipi ynë me përvojë përdor teknologjinë më të fundit dhe pajisje bashkëkohore për të kryer me saktësi çdo hap të këtij procesi. Ne synojmë ta bëjmë operacionin tuaj të implantit dentar sa më të rehatshëm dhe pa stres!

Faza e shërimit pas implanteve dentare

Pas vendosjes së implanteve, nevojitet një periudhë shërimi për t’i lejuar implantet të integrohen me kockën përreth, në një proces ndryshe i njohur si oseointegrim. 

Kjo fazë zakonisht zgjat disa muaj, gjatë të cilëve vendosen kurorat e përkohshme dentare për të mbrojtur implantet. Këto kurora të përkohshme janë të lehta për të minimizuar peshën mbi implantet e sapo vendosura, por janë mjaft të qëndrueshme për t'ju lejuar të hani dhe të flisni rehat.

Pas operacionit tuaj, ne ju japim udhëzime specifike për kujdesin pasues për ta bërë rikuperimin sa më të lehtë. Gjithashtu, ne planifikojmë takime të ardhshme ose konsulta online për të monitoruar progresin tuaj dhe për tu siguruar që gjithçka shkon mirë me implantet tuaja dentare.

Kohëzgjatja e Kirurgjisë së Implanteve Dentare pranë Family Dental Care

Kohëzgjatja e procedurës së vendosjes së implanteve dentare ndryshon në varësi të numrit të implanteve, si dhe nga kompleksiteti i rastit. 

Për shembull, vendosja e 8 implanteve mund të zgjasë vetëm disa orë nga momenti i administrimit të anestezisë derisa të gjitha implantet të jenë siguruara në nofull. Por, një implant i vetëm realizohet shumë më shpejt.

Sidoqoftë, procesi ynë i kirurgjisë së implanteve dentare ju garanton kujdes mjekësor dhe shërbime të cilësisë së lartë pa asnjë lloj vonese të panevojshme.

Dhe mos u shqetësoni, ju nuk do ta lini klinikën tonë pa dhëmbë. Në fund të seancës së vendosjes së implanteve, kirurgu ynë do t’ju ofrojë kurora të përkohshme dentare. 

Këto kurora janë krijuar për të qenë të lehta, pa ushtruar presion mbi implantet ndërsa shërohen, ndërkohë që ju lejojnë të ruani funksionin normal oral.

Markat e Implanteve Dentare të Përdorura në Klinikën Tonë | Markat Kryesore të Implanteve Dentare

Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e implanteve më të mira dentare, cilësia është parësore! Tek Family Dental Care, ne punojmë me marka të implanteve dentare të njohura për cilësinë, besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e tyre të jashtëzakonshme. 

Implantet Hiossen - 100% Prodhuar në SHBA. Hiossen është një prodhues lider global në fushën e implantologjisë dentare, i njohur për prodhimin e produkteve inovative që ofrojnë rezultate të jashtëzakonshme.

Këto implante janë të dizajnuara që të përshtaten në mënyrë perfekte me kockën alveolare, duke siguruar mbështetje solide dhe afatgjatë për protezën dentare. 

Nga ana tjetër, kjo strukturë minimizon presionin në kockën përreth gjatë kirurgjisë, duke reduktuar komplikimet pas operacionit dhe duke promovuar shërim të shpejtë.

JDentalCare - 100% Prodhuar në Itali. Implantet JDentalCare dallohen nga biokompatibiliteti i fantastik i cili promovon oseointegrim optimal. Këto implante integrohen në mënyrë të përkryer me kockën, duke siguruar stabilitet dhe rehati maksimale.

Dizajni i tyre siguron shpërndarje të barabartë të ngarkesës përtypëse, duke garantuar rehati dhe sukses afatgjatë të implanteve dentare.

Family Dental Care është krenare që është një nga klinikat dentare më të mira në Shqipëri, e njohur për cilësinë elitare të shërbimeve të kujdesit dentar. Ne u besojmë vetëm prodhuesve të mirënjohur të implanteve që garantojnë:

  • Shkallë të lartë suksesi
  • Shërim më të shpejtë
  • Osteointegrim i përmirësuar
  • Përgjigje & stabilitet fillestar të shkëlqyer
  • Qëndrueshmëri afatgjatë
  • Pamje estetike natyrale

Garancia e Implanteve Dentare nga Family Dental Care

Tek Family Dental Care, ne krenohemi me cilësinë e implanteve që përdorim. Implantet tona vijnë me garanci +10 vjeçare, të cilat mbulojnë çdo defekt në prodhim ose probleme që mund të lindin brenda periudhës së specifikuar. Detyra jonë është të sigurohemi që investimi juaj tek implantet dentare në Shqipëri të jetë i mbrojtur mirë! 

Mos harroni, jetëgjatësia e implanteve tuaja dentare varet gjithashtu nga kujdeseni për to. Higjiena orale e duhur dhe kontrollet e rregullta dentare janë thelbësore për të mbrojtur funksionalitetin e implanteve tuaja.

Ekipi ynë do t'ju ofrojë udhëzime të hollësishme për kujdesin pas operacionit. Stafi ynë është gjithmonë i gatshëm për të diskutuar çdo shqetësim që mund të keni! Kontaktoni klinikën tonë për një konsultë individuale online me një dentist në Shqipëri.

Arsye Pse Duhet Të Konsideroni Vendosjen e Implanteve Dentare në Tiranë

Implantet dentare nuk përdoren vetëm për qëllime estetike; ato janë thelbësore për kujdesin ndaj shëndetit të përgjithshëm të dhëmbëve. Ja disa shenja që ju tregojnë se mund të keni nevojë për implante dentare:

  • Mungesa e dhëmbëve: Nëse ju mungojnë një ose më shumë dhëmbë, implantet janë mënyra më e mirë për të rikuperuar buzëqeshjen tuaj dhe për të parandaluar zhvendosjen e dhëmbëve të tjerë.
  • Vështirësi në përtypje: Mungesa e dhëmbëve shkakton vështirësi në të ngrënë. Implantet dentare ofrojnë një bazë të qëndrueshme për përtypje dhe ju lejojnë të shijoni sërish ushqimet tuaja të preferuara.
  • Humbja kockore: Mungesa e dhëmbëve mund të sjellë zvogëlimin e densitetit kockor në nofull, gjë që me kalimin e kohës ndikon në strukturën e fytyrës tuaj. Implantet stimulojnë kockën dhe parandalojnë përkeqësimin e mëtejshëm.
  • Protezat e lëvizshme: Nëse jeni lodhur duke u marrë me protezat e lëvizshme, implantet ofrojnë një zgjidhje të përhershme.
  • Dhëmbë të infektuar ose të dëmtuar rëndë: Në disa raste, dhëmbët e dëmtuar ose të infektuar mund të kenë nevojë të zëvendësohen për të parandaluar probleme të mëtejshme shëndetësore.

Zgjidhni Trajtimin e Duhur dhe Riktheni Buzëqeshjen Tuaj | Implante Dentare me Kosto të Përballueshme në Shqipëri

Tek Family Dental Care, misioni ynë është ta bëjmë rrugëtimin tuaj drejt një buzëqeshjeje të re sa më të përballueshëm dhe të këndshëm. Ne kemi perfeksionuar procesin tonë të punës, duke krijuar partneritete me prodhues dhe laboratorë dentarë të mirënjohur.

Kështu, kostot e implanteve dentare në klinikën tonë konkurrojnë me ato të disa prej klinikave më me reputacion në Evropë dhe jashtë saj. Ne kemi punësuar kirurgë dentarë me përvojë dhe specialistë laboratori dentar, të cilët na lejojnë të garantojmë shërbime të cilësisë ndërkombëtare me çmime shumë më të leverdisshme.

Ne kemi krijuar një mjedis i cili t'ju bëjë të ndiheni rehat që në momentin e parë që mbërrini në klinikën tonë. Ekipi ynë është këtu për t'ju mbështetur në çdo hap të rrugës, duke u siguruar që në fund të largoheni me një ndjesi dhe buzëqeshje fantastike.

Ne jemi të përkushtuar për t’ju ofruar përsosmëri në çdo aspekt të shërbimit tonë. Nga cilësia e materialeve tona deri te ekspertiza e ekipit tonë, gjithçka që bëjmë është me qëllim garantimin e rezultateve më të mira të mundshme. 

  • Profesionistë stomatologë ekspertë 
  • Mbështetje personale 24/7
  • Vlerësim adekuat 100% falas

Keni pyetje? Na kontaktoni tani!

Ne e kuptojmë se vendosja e implanteve dentare është një vendim i rëndësishëm, ndaj ndoshta keni shumë pyetje. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar! Ekipi ynë është gjithmonë i gatshëm t’ju japë të gjitha përgjigjet që ju nevojiten. 

Nëse jeni kurioz për procesin, dëshironi të dini më shumë rreth opsioneve tuaja ose jeni të shqetësuar për procesin e rikuperimit pas implanteve dentare, ne jemi vetëm një mesazh ose telefonatë larg.

Për ata që kërkojnë një zgjidhje të besueshme dhe afatgjatë për dhëmbët që mungojnë, Family Dental Care në Shqipëri është këtu për t'ju ofruar kujdes dentar elitar. Nëse po konsideroni zëvendësimin e një harku të plotë ose keni nevojë për këshilla mbi opsionet më të mira të implanteve, ne jemi këtu për t'ju udhëhequr në çdo hap të rrugës.

Mos prisni, por transformoni buzëqeshjen tuaj! Kontaktoni Family Dental Care sot!

Na kontaktoni

Na kontaktoni për të marrë një preventiv falas online dhe një plan trajtimi të personalizuar!

Forma E Kontaktit
Ekspertët e Turizmit Dentar në Shqipëri: Klinika më e mirë Dentare në Shqipëri. Stomatologët më të mirë në Shqipëri për implantet dentare në Shqipëri.
Spitali estetik dhe klinika dentare më e njohur në Shqipëri.

Pyetjet e bëra më shpesh në lidhje me implantet dentare në Shqipëri

Zakonisht, shumica e pacientëve shërohen plotësisht për rreth 2 javë. Mbani mend se zona rreth implantit mund të jetë pak e ndjeshme, megjithatë, pas disa javësh procesi fillestar i shërimit duhet të përfundojë. Gjatë 3-6 muajve në vijim implanti do të vazhdojë të lidhet me kockën e nofullës.

Për të paktën 1 javë pas operacionit, duhet të konsumoni ushqime të buta. Supë, pure patatesh, makarona të buta, etj. Lani dhëmbët dhe përdorni shpëlarësin e rekomanduar nga dentisti të paktën tre herë në ditë.

Merrni antibiotikët ose ilaçet e tjera që ju ka dhënë dentisti juaj me recetë. Mos kafshoni apo përtypni ushqime të forta, si mollët, karamelet, kokoshkat, etj. Mundohuni t’i shmangni edhe ushqimet pikante, pasi mund t’ju irritojnë mishrat e dhëmbëve.

Implantet dentare në Shqipëri janë bërë kaq të njohura për shkak të jetëgjatësisë së tyre fantastike. Jetëgjatësia mesatare e implanteve dentare është +30 vjet. Me fjalë të tjera, në varësi të moshës kur vendosni implantet dentare, ato do të mund të zgjasin për pjesën tjetër të jetës tuaj. Implantologjia dentare është opsioni i vetëm i zëvendësimit të dhëmbëve që konsiderohet i përhershëm!

Shumica e njerëzve hamendësojnë se për të vendosur implante dentare, duhet të zëvendësojnë të gjithë dhëmbët e tyre të shëndetshëm. Megjithatë, kjo mund të jetë e nevojshme vetëm për pacientët me dhëmbë të dëmtuar rëndë!

Stomatologët tanë investojnë përpjekje maksimale për të ruajtur të gjithë dhëmbët natyralë dhe funksionalë. Në shumicën e rasteve, kurorat e implanteve dentare të pacientit krijohen në mënyrë që të përputhen në mënyrë të përkryer me pamjen dhe funksionin e dhëmbëve natyralë.

Kostot e implanteve dentare variojnë sipas numrit të implanteve, kompleksitetit të rastit dhe nevojës për procedura shtesë. Për shembull, implantet dentare all-on-8 që kërkojnë transplantim kockash mund të kushtojnë pak më shumë se një procedurë e thjeshtë all-on-4.

Megjithatë, për të marrë një vlerësim të saktë, mund të rezervoni një konsultë 100% FALAS me profesionistët tanë. Pranë Family Dental Care, do të merrni këshilla nga një dentist në Shqipëri me përvojë në implantologji, të kombinuara me asistencën e personalizuar 24/7.

Për t’i ndihmuar implantet tuaja dentare të shërohen sa më shpejt që të jetë e mundur, sigurohuni që të ndiqni këshillat dhe rekomandimet e dentistit tonë. Lani dhe pastroni dhëmbët me fill dentar rregullisht, përdorni një gargarë antibakteriale dhe merrni çdo mjekim të dhënë me recetë nga mjeku.

Sigurohuni që të shmangni ushqimet e forta dhe ngjitëse që mund të dëmtojnë zonën rreth implantit. Mundohuni të hani shëndetshëm dhe të hidratoheni gjatë ditës. Nëse keni ndonjë pyetje tjetër, mos hezitoni të na kontaktoni!

Trajtime të tjera që ne ofrojmë

Zgjidhje e përhershme për zëvendësimin e një harku të plotë dhëmbësh me vetëm 4 implante.

Zëvendësoni të gjithë harkun e dhëmbëve me 6 implante për stabilitet maksimal dhe funksionalitet afatgjatë.

Zëvendësim i plotë i harkut dentar me 8 implante për qëndrueshmëri fantastike dhe rezultate të përhershme.

Proteza dentare të krijuara posaçërisht për një buzëqeshje, funksionale dhe natyrale. Të rehatshme dhe të lëvizshme.

Trajtime moderne për kujdesin e mishrave të dhëmbëve për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjet periodontale.

Drejtimi i dhëmbëve me aparat të padukshëm për një buzëqeshje perfekte, pa nevojën për pajisje tradicionale.

Trajtimii kanalit të rrënjës së dhëmbit për ta shpëtuar atë nga infeksioni dhe lehtësuar dhimbjen.

Faseta dentare të holla për përmirësimin e pamjes së dhëmbëve për një buzëqeshje të bardhë, natyrale dhe të përsosur.

Kurora dentare të qëndrueshme dhe me pamje natyrale për mbrojtjen dhe restaurimin e dhëmbëve të dëmtuar, të dobët apo të thyer.

Implante dentare me ngarkim të menjëhershëm për një buzëqeshje të re pa vonesa midis ndërhyrjeve.

Rigjenerimi i kockës së nofullës për forcmimin e saj dhe përgatitjen për vendosjen e implanteve dentare.